Protesta kundër resortit të Ulajt/ U përplasën fizikisht me punonjësit e “Breçani Security”, vetëdorëzohen në polici 11 banorët e shpallur në kërkim

2 Mars, 16:33 | Përditesimi: 2 Mars, 16:33

Të shpallur në kërkim pas përplasjeve të dhunshme me policinë më 28 shkurt, 11 banorë të Rrjollit iu drejtuan policisë së Shkodrës, ku edhe u vetëdorëzuan.

Për avokatin e tyre Ndue Pjetra, ky akt tregon se banorët nuk u druhen autoriteteve, pasi siç thotë ai, toka ku Bashkim Ulaj po ndërton resortin “Blue Borgo” është e tyrja.

I.M/Shqiptarja.com