Protesta para bashkisë, Veliaj: Janë stan me lepuj, kanë nostalgji Tiranën e ’94, por ne s’kthehemi pas

30 Prill, 18:04

Menjëherë pas daljes nga SPAK, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak. Ai ironizoi grushtin e militantëve të Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës, kur tha se në mëngjes, para SPAK-ut nuk u prit nga prokurorët, por ata që mbushin stanet me lepuj dhe me makina 100 mijë euro”.