Protestat te Bashkia, Veliaj-opozitës: Atyre nuk u numërohen vilat! Ia kam kushtuar jetën Tiranës, 2025 viti i reformave

11 Janar, 15:44

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ironizoi opozitën që proteston e kërkon dorëheqjen e tij, duke thënë se kanë vila që nuk u numërohen dot as me gishtat e njërës dorë. Veliaj tha se ia ka kushtuar jetën Tiranës, dhe në 2025-ën, edhe bashkia do ecë në rrugën e reformave sociale si të qeverisë, çka ka nisur të zbatohet sipas tij, me abonetë falas për pensionistët e studentët.