Protestuesi i '5 Majit kërcënon publikisht Veliajn: Të marrim acid dhe t'ia hedhim në sy! Kryebashkiaku: Peshkaqen fajdesh! Koha e 'të fortëve' ka mbaruar

19 Janar 2022, 14:16

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sot është kërcënuar publikisht  nga një prej protestuesve të banorëve të '5 Majit'. Për mediat, protestuesi i quajtur Elson Marku, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi ka qenë objekt i OFL-së, u ka bërë thirrje banorëve që kanë kallash të fshehur në shtëpi dhe acid dhe t'ia hedhin në sy kryebashkiakut.