Protestuesit e Rithemelimit u hedhin molotov, momenti kur polici shpëton veten dhe kolegët nga djegia! Veliaj: Skenat e '97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-ës

11 Prill, 18:16 | Përditesimi i fundit: 2024-04-11 18:17:34

Dhuna ka qenë kryefjalë e protestës së Rithemelimit para bashkisë së Tiranës. Militantët agresivë të Sali Berishës nuk kanë kursyer as  efektivët e policisë duke hedhur drejt tyre molotov.

Nëse nuk do të ishte reagimi i shpejtë i një punonjësi të policisë, protesta para bashkisë mund të kthehej në një tragjedi.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar një video tregohet momenti kur molotovi largohet me këmbë nga Asllan Shyti duke shmangur djegien e tij dhe të kolegëve.

Veliaj thekson se skenat e '97 nuk kanë vend në  Tiranën e 2024-ës.