PS e Rithemelimi bashkojnë votat, miratojnë 2 komisione hetimore për Shëndetësisë e TIMS!

21 Mars, 22:47

PS e Rithemelimi bashkojnë votat. Ngrihen dy komisionet hetimore parlamentare. Me 96 vota pro dhe 1 abstenim u miratua ngritja e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS. Me 95 vota pro dhe 1 abstenim u miratua komisioni hetimor për shërbimin publik të Sterilizimit dhe shërbimin publik të Check-up Komisionet Hetimore përbëhen nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë janë të PD dhe 8 anëtarë të PS dhe do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 4-mujor, nga data e miratimit të këtij vendimi.