PS kalon në parim pr/buxhetin 2024 në 5 minuta seancë! Rithemelimi tym e flakë në Kuvend! Rama: Prekën fundin, përdoren nga Berisha

20 Nëntor 2023, 18:29

Mes flakës, tymit dhe përplasjeve fizike të deputetëve të Berishës e Bardhit me gardistët, mazhoranca kaloi këtë të hënë në parim projekt-buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024. Seanca zgjati më pak se 5 minuta. Deputetët e Rithemelimit ndezën disa tymuese në seancë, teksa njëra prej tyre i vuri zjarrin edhe një prej tavolinave.