PS kërkesë për ngritjen e komisionit parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja! Rama: E rëndësishme për të ecur përpara me shpejtësi

28 Mars, 21:05

Partia Socialiste ka propozuar krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.