PS kërkon që Beqaj të nisë me dëshminë: Keni dështuar! Zhupa: Jeni peng i Ramës, iu përdor si lecka

13 Nëntor, 16:51

Në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë po vijojnë sërish debatet. Petro Koçi kërkoi që të fillohet me dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj, por opozita këmbëngul që të pyeten edhe Vilma Nushi dhe kryeministri Rama.

Deputetja demokrate Ina Zhupa i tha kolegëve të mazhorancës se janë peng i Edi Ramës dhe se ai i përdor si lecka.

Petro Koçi: Kam tre kërkesa, e para të fillojmë nga rendi i ditës, e dyta të thërritet dëshmitari, e treta të flasë dëshmitari. Jam i shqetësuar me dështimin tuaj, se do arkivohet si dështim parlamentar.

Ina Zhupa: Ky është dështimi i qeverisë dhe mazhorancës, për t’iu garantuar njerëzve kujdes shëndetësor, të mbrojnë jetën e qytetarëve, që të sigurojnë ilaçe për qytetarët, operacionet kur duhet të bëjnë qytetarët dhe lëshojën shkresë për të vendosur numër të kufizuar, keni dështuar edhe në këtë komision, se jeni peng i Edi Ramës, ju përdor të gjithëve si lecka. Të bëni vetëm atë që thotë ai. A ka ndryshim Ilir Rrapaj dhe Vilma Nushi? Sipas ligjit jo. Sipas QKB, asnjë ndryshim, përkundrazi i shprehin në mënyrë eksplicite subjekti Sani Service me pronar përfitues Ilir Rrapaj, për subjektin 3P Life Logistic, pronar përfitues Vilma Nushi. Kanë një ndryshim, Rrapaj ka tjetër shok të ngushtë atë që ju lini pas dere, ndërsa Vilma Nushi shokun e ngushtë e ka kryeministër.

    No videos found.