PS ktheu Majkon në Tiranë, Berisha: Kriminel i madh elektoral, i përgjuar nga SHIK me trafikantë në tavolinë

6 Janar, 13:41

Në konferencën e sotme me gazetarët në selinë e PD-së, pas daljes nga SPAK, Berisha lëshoi një lum akuzash edhe për Pandeli Majkon. Kjo pas lajmit se Majko, nuk do të jetë më drejtues qarku politik i PS-së në Kukës por do të drejtojë një nga zonat e Tiranës. Berisha e cilëson Majkon si një ‘kriminel elektoral’ në Kukës, Has e Tropojë.