PS miraton mes tymueseve rregulloren që përjashton 2 muaj deputetët e kaosit! Bardhi: E çojmë në Kushtetuese! Rithemelimi përplaset me Gardën

14 Dhjetor 2023, 15:11

Mes tymueseve PS miratoi sot rregulloren e re e cila përjashton me 2 muaj deputetët që shkaktojnë kaos në Kuvend duke penguar zhvillimin normal të seancës. Seanca ka zgjatur 8 minuta. Deputetët e përjashtuar të Rithemelimit u përplasën me gardën. Edmond Spaho ndezi tymuese në Kuvend.