PS nuk pret Opozitën, çon në Kuvend, ndryshimet në Kod Zgjedhor! Vota e diasporës me postë, të administrohet nga KQZ

8 Korrik, 15:04

 

Tirane -  Të vënë përballë presionit të kohës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe sinjaleve aspak pozitive për një produkt konsesual me opozitën, socialistët depozituan të vetëm në Kuvend propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Nisma e mbështetur me firmat e 7 deputetëve të PS-së, adreson vetëm reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të cilat janë detyrim për Kuvendin, si vota e diasporës dhe përcaktimi i herësit për ndarjen e mandateve brenda një force politike apo koalicioni.

PS propozon që ashtu si për votimin brenda vendit, edhe për votimin nga jashtë KQZ të jetë përgjegjëse për administrimin e procesit zgjedhor deri në numërimin e votave të tyre.

    No videos found.