PS tërheq amnistinë penale, Çuçi: Po kërkojmë konsensus! Manja: Pr/ligji nuk kthehet në kuvend, 84 votat do I gjejmë në seancë

22 Shkurt, 11:46

Kryetari I grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi deklaroi se u tërhoq në respekt të tradiëës për ta votuar me konsensus.

"Ne i kemi votat solide. Ka edhe të tjerë brenda parlamentit që e votojnë amnistinë. Do shohim çdo ndodhë në ditët në vijim. Sot e tërhoqëm në respekt të traditës për ta votuar me konsensus të plotë”, deklaroi Çuçi në një komunikim me mediat jashtë Parlamentit.

Ndërkohë Ulsi Manja tha se konsensusi do të gjendet në parlament dhe pr/ligji nuk do të kthehet më në komisionin e ligjeve, sipas rregullores. 

Drafti nuk kthehet në Komision, rregullorja e ka të përcaktuar. E tërhoqëm, do të thotë që konsensusin sipas traditës do të gjendet në këtë sallë", tha Manja.