Pse bëni filma? Rama: S’bëhet fjalë këtu as për të vjelë as për të mjelë! Kam luajtur një me Ermal Mamaqin po nuk bëj më

1 Tetor 2022, 10:17

Kryeministri ironizoi disa nga pyetjet e qytetarëve duke i cilësuar si opinione të bazuara në llafe.

‘Opinione të bazuara në llafe, nuk ka nga ata që janë pa drita dhe paguajnë fatura. Gjithsecili që ka një faturë shërbimi të lidhur me OSHEE dhe nuk ka fatura që vijnë që vijnë kur s’ke drita fare. Ka ekzsituar në të kaluarën, nga ata që sot ça nuk thonë por e lanë Shqipërinë në humnerë.’- tha Rama

I pyetur se pse bën aktorin dhe filma Rama sërish iu përgjigj një qytetari me ironi duke thënë se nuk bën më dhe se po përballen me një situatë kritike që po çmend botën.

‘Unë nuk kam bërë heroizëm, por një gjë është e sigurt, se çdo ditë e çdo minutë unë jetoj me dhe këtë detyrë. Dhe kjo është një detyrë të rezultateve të njerëzve dhe të vendit. Inflacionin nuk e sjell unë e sjell lufta. Këtu s’bëhet fjalë as për të vjelë as për të mjelë. Këtu kemi të bëjë me një situatë kritike që po çmend gjithë botën. Unë nuk bëej filma kam luajtur në një film të Ermal Mamaqit.