Nuk do t’i lidhja dy ngjarjet me njëra tjetrën, ne kemi punuar për strukturimin e Partisë Demokratik. Personalisht kam qenë në 250 takime anë e mbanë gjithë Shqipërisë për të lidhur telat e këputur nga PD me hallet e njerëzve dhe njerëzit.
Ishim në një telenovelë ku aktor, regjisor dhe teleshikues ishin vetë politikanët e opozitës. Këto 4 muaj kanë shërbyer që PD të rindërtojë themelet, organizimin e saj, kontaktet me qytetarët e grupet e interesit dhe nisjen e procesit të ofertës tonë elektorale për procesin e ardhshëm zgjedhor parlamentar dhe iniciativat politike.
PD dhe unë kam qenë në aktivitet të plotë, por nuk isha pjesë e telenovelës ku kush bërtet e tallet më shumë për të krijuar mjegull për t’u fshehur pas saj.
Ka 2 vjet që Edi Rama sheh telenovelë falas, edhe në NETFLIX ndryshon telenovela pas dy vitesh. Ne refuzojmë të jemi pjesë e kësaj telenovele. U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të mos e ndjekin më këtë telenovelë" tha Lulzim Basha.