Pse nuk e përmendni 'McGonigal'? Basha: Kam mbajtur qëndrim kur çështja ka dalë! Dardha e ka bishtin mbrapa

11 Janar, 18:52

Kreu i PD Lulzim Basha gjatë konferencës për shtyp është pyetur se përse nuk e përmend çështjen McGonigal. Ai tha se ka mbajtur qëndrim kur çështja ka dalë ndërsa preferoi që të përgjigjej me një thënie popullore 'dardha e ka bishtin mbrapa'.

"Kam reaguar kur çështja ka dalë për herë të parë pothuajse një vit më parë dhe e kam thënë fare qartë çfarë kam dashur të them se e drejta vonon por nuk harron. Çështja nuk është në gjyq por pritet të jepet vendimi përfundimtar. Dhe prapë meqë na pëlqejnë këto thëniet popullore dardha e ka bishtin mbrapa. S’mund të flas në emër të institucioneve amerikane", tha Basha.