Pse pikërisht tani po zbaton 'Detyrimin me paraqitje', përgjigjet Berisha: Fitova kauzën kushtetuese! Kështu u veprua edhe me Trump, por kombi amerikan dha verdiktin

6 Janar, 11:32

Pas daljes nga SPAK, Berisha u pyet pse pikërisht tani po fillon të zbatojë masën e vendosur ndaj tij me detyrim paraqitje dhe jo më parë. Berisha thotë se në atë kohë pas tetorit 2023, mbrojti kushtetueshmërinë dhe parlamentarizmin. Ndërsa tani e krahason veten me Trump, që proceset gjyqësore ndaj tij i rritën votat.

'Ishte proces parlamentar nuk kërkova asgjë tjetër por vetëm të zbatohet kushtetuta. Nuk zbatuan kushtetutën por parlamenti votoi. E fitova kauzën kushtetuese. Mbrojta kushtetueshmërinë. Kjo do më shtojë më shumë vota. U faktua. Këtë qëndrim mbajtën sorosianët ndaj Trump por kombi amerikan dha verdiktin.'