Pse po ikin shqiptarët?!

26 Tetor 2019, 14:17

TIRANË - Arsyet pse shqiptarët largohen nga vendi për të kërkuar azil në shtete të tjera, kryesisht Francë dhe Gjermani, lidhen si me situatën ekonomike, ashtu edhe me sigurinë. Për kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, njëherësh ish-ministër i Bujqësisë, pjesa më e madhe e të larguarve janë edhe nga zonat rurale pasi qeveria nuk i kushton rëndësi bujqësisë. Ai tha në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, se dhe vet ai nuk i ka kthyer sytë sa duhet nga bujqësia kur ka qenë ministër.

"Ministri qe eshte, edhe kryeministri duhet t'i kthejne syte realisht tek bujqesire. Asnje nuk i ka kthyer, as une. Sa fuqi kam pasur jam munduar me veten time, a e kupton.  Nuk e kanë prioritet, e bëjnë vetëm për fushatë. Nje te ardhur fushata... edhe unë kam bërë fushatë, kam bërë moj kam bërë, por nuk kam pasur gjë në dorë. Nuk duhet pasur vëmendja vetëm në fushatë, por edhe në realitet. Bujqësia jep 20 %, ti jep 2 % nga buxheti. Duhet të ngremë standardin e jetesës. Fermerët në Lushnje hedhin produktet në rrugë", tha Agron Duka.