Pse qeveria Rama heshti kur KLSH denoncoi korrupsionin në spitale?

29 Qershor, 14:39

Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar skandalin tek Spitali Onkologjik, ku mjekët nuk i shërbenin në shtet pacientëve për t’i operuar në klinikën private të mjekut Edmond Gashi.

Në emisionin 'Sot Live' me gazetarin Nertil Agalliu, juristi u shpreh se qeveria heshti kur KLSH denoncojë korrupsionin në spitale.  

Sipas tij, nëse ka subjekte që janë objekt i veprimtarisë së SPAK, atëherë SPAK duhet ta marr këtë çështje në hetim.