Pse u kujtua pas 27 vitesh për një Rezolutë për Srebrenicën, kur ka qenë edhe 8 vite në pushtet? Berisha asnjë përgjigje: Ne e dënojmë gjenocidin

13 Maj 2022, 13:18 | Përditesimi: 13 Maj 2022, 15:13

Sali Berisha nuk ka asnjë shpjegim se pse u kujtua pas 27 vitesh për të  ‘rizbuluar’ masakrën e Srebrenicës dhe propozoi si ‘rrufe në qiell të hapur’ një Rezolutë për të dënuar gjenocidin serb. Pyetjes së gazetarëve se pse nuk e bëri kur ishte 8 vite në pushtet dhe çfarë ndryshoi tani, dhe nëse do të kërkonte falje se pse nuk e ka propozuar një Rezolutë të tillë kur ai ishte mazhoranca, Berisha iu përgjigj siç di më mirë ‘duke mos thënë asgjë.

    r.k./Shqiptarja.com