Publikimi i opinionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka konferencë për shtyp në ora 12:30

10 Dhjetor 2024, 12:45 | Përditesimi: 10 Dhjetor 2024, 12:45

Pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, socialistja Klotilda Bushka në cilësinë e kryetares së Komisionit të Ligjeve në Kuvend, do të mbajë një konferencë për shtyp.

Bushka pritet të shprehet mbi këtë opinion që është kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas ngërçit lidhur me mandatin e Xhaçkës.

Konferenca do mbahet në Kryesinë e Kuvendit në ora 12:30.

E.B/Shqiptarja.com