Publikohet vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Lartë: SPAK të hetojë 21 janarin, duhet të zbardhet roli i kryeministrit Berisha dhe ministrit Basha

5 Korrik, 19:32

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë që ka vendosur që çështjen e 21 janarit ta hetojë SPAK-u. Kërkohet hetimi për Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendi si urdhërues të “21 janarit”. Gjykata e Lartë thotë se për këtë krim asnjëherë nuk është hetuar për rolin që kanë luajtur drejtuesit lartë drejtues shtetëror, përfshirë Kryeministrin Berisha dhe ministrin Basha.