Pulë në tavë me petë
Përbërësit:
- 1 pulë mesatare
- 600 gr miell +400 ml ujë ose petë të pjekura të gatshme
- 2 kokrra qepë
- 100 gr gjalpë /margarinë
- Pak niseshte
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Këtë gatim mund ta bëjmë me petë të gatshme të pjekura ose me petë të përgatitura vetë. Në fillim përgatisim brumin për petët. Në një enë hedhim miellin, e hapim në mes, hedhim një lugë vaj ulliri, pak kripë dhe ujin e vakët. E përziejmë mirë për 5-6 minuta dhe e mbulojmë me një qese kuzhine. E lëmë të pushojë për 30 minuta. Në një enë kaurdisim qepët e grira hollë derisa të skuqen pak. Më pas hedhim mishin duke e kaurdisur për 5-6 minuta të tjera së bashku me qepën. I hedhim pak piper dhe spec sipas dëshirës. Shtojmë ujë dhe e lëmë për disa minuta të tjera. Ndërkohë ndajmë brumin në 10 -12 toptha të vegjël. Petët i hapim me okllai duke i spërkatur sipër me niseshte. I pjekim një e nga një në furrë sa të zverdhen pak në temperaturë maksimale. Marrim një tavë, e lyejmë me gjalpë dhe i hedhim pak lëng mishi. Vendosim petën e parë dhe e spërkatim me lëngun e mishit. Kështu vazhdojmë derisa të vendosim 5-6 petë. Petët e sipërme i copëtojmë dhe i vendosim sipër petëve të tjera duke vazhduar spërkatjen me gjalpë dhe lëng mishi. Në fund mbi petët vendosim thelat e pulë dhe e vendosim në pjekje në furrë të nxehur në 200 gradë për 15-20 minuta.