Qëlloi me grushte biznesmenin Luca, Luçiano Boçi në 'Pa Protokoll': Video e dalë është e manipuluar, reagimi im instiktiv

19 Mars 2021, 23:07

Ndërsa sot në media doli video ku dukej përplasja mes kandidatit për deputet i PD në Elbasan, Luciano Boçi ku gjuante me grushte biznesmenin Gjergj Luca, për demokratin këto pamje janë cilësuar të manipuluara.Gjatë një interviste në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, Boçi tha se video nuk tregon ngjarjen si ka ndodhur, ndërsa grushtet që i ka dhënë biznesmenit Luca për të kanë qenë një reagim instiktiv dhe mbrojtës që do e bënte kushdo.