‘Qendra e emigrantëve dështim’, Rama për ‘La Repubblica’: Fjalë që kurrë s’i kam thënë! S’mendoja se do përfundoja sërish në kënetën e politikës italiane

24 Maj, 13:23

Media italiane La Republika titullonte një artikull këtë të premte “Emigrantët në Shqipëri, Rama ‘shkarkon’ Melonin: Qendra do të jetë një dështim”, referuar një bisedë të Ramës me një gazetar  italian. Në një reagim Kryeministri thotë se fjalët e cituara nuk i ka thënë kurrë, ndërsa garanton se marrëveshjen me Melonin do ta bënte sikur të kthehej 100 herë