sh-zvministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, e pyeti ish-zvministrin nëse ishte në dijeni të memos që ish-drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu i ka dërguar ministrit të asaj kohe, ku ngrite shqetësimin për mos vënien në punë të qendrës së sterilizimit.
Ish-zv.ministri tha se nuk ishte në dijeni të kësaj memo, nuk i ka shkuar atij kurrë dhe s’ka dijeni nëse i është kthyer përgjigje.
Në një memo të datës 26 qershor 2014 që Ogerta Manastirliu ia dërgoi ministrit të atëhershëm Beqaj ku pranohet se reparti qendror i sterilizimit në QSUT ishte teknologji avangardë për procesin e ripërshtatjes së sterilizimit me avull, sterilizimit në të thatë dhe mirëmbajtjes dhe ripërpunimit të të gjithë instrumenteve kirurgjikale.
Pjesë nga dëshmia