Qendra teknologjike në Kashar, Gonxhja: ‘TEDA’ do jetë model në rajon, do hapë deri 7 mijë vende pune! Veliaj: Është investim që i mbetet qytetit

18 Prill, 17:38

“TEDA” do të jetë qendra gjigante për teknologjinë dhe zhvillimin ekonomik që do të ndërtohet në Kashar. Për ministrin e Ekonomisë, ajo do të tërheqë sipërmarrje me paga të larta, që do të gjenerojnë mbi 7 mijë vende pune. Marrëveshja e nënshkruar me bashkinë pritet t’i hapë rrugë thirrjeve të para për bizneset që duan të bëhen pjesë.