Qëndresa Qytetare kërkesë SPAK: Hetoni 22 Kryetarë Bashkie që shpërdoruan detyrën në zgjedhjet e 14 Maji

26 Mars, 10:39

Qëndresa Qytetare depozitoi sot në Prokurorinë e Posaçme SPAK kërkesën për verifikimin dhe hetimin e 22 Kryetarëve të Bashkive të cileër pretendon se kanë kryer shkelje në zgjedhjet e 14 majit. Shkeljet që kanë kryer sipas Qëndresës Qytetare lidhen me përdorimin e aseteve publike dhe mospërmbushjen e detyrimeve ligjore të parashikuara ne Kodin Zgjedhor.