Qeveria i jep Bashkim Ulajt koncesionin 44,6 milionë euro për Milot - Thumanë! Biznesmeni pranë Berishës merr dhe statusin special për hotelin me 5 yje në Velipojë

3 Janar, 13:50

Biznesmeni Bashkim Ulaj feston këtë fundvit pa pasur pengesa as akuza nga Sali Berisha e opozita. Një ditë nga mbyllja e 2024, qeveria miratoi koncesionin për projektimin dhe ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Thumanë. Merr statusin special për ndërtimin hotelit me 5 yje në bregdetin e Velipojës. Miratohen dhe 2 kontratat koncesionare për ndërtimin e 2 segmenteve të korridorit Blu.