Qeveria italiane miraton marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët, ministri Tajani: Kostot vjetore janë më pak se 200 milionë euro

5 Dhjetor 2023, 23:07

Këshilli i Ministrave të Italisë i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët. Ministri i Jashtëm Tajani tha se vendosja e dy qendrave në Shqipëri të cilat do të jenë nën juridiksionin Italian, do ti kushtojë qeverisë së Romës rreth 200 milionë euro. Për të hyrë në fuqi drafti duhet të ratifikohet në parlamentet e dy vendeve.