Rakacolli: Po diskutohet për t'u vaksinuar fëmijët mbi 12 vjeç dhe bërja e dozës së tretë! Në Shqipëri shumica e qytetarëve kanë marrë Sinovac! Shkollat do jenë të hapura fizikisht

6 Shtator 2021, 22:07

Komiteti Teknik i Vaksinimit në vendin tonë po diskuton mbi mundësinë e vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç si dhe për marrjen e dozës së tretë të vaksinës. Kështu bëri me dije në një intervistë për Report Tv, në emisionin '5 Pyetje nga Babaramo', zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.