Ralf Gjoni në Report Tv: Vendosni një kryq fletës së votimit, jepini 1 mln shuplaka klasës politike! Përplasjet e presidentit? Kush e njeh Metën e di që ka gjak Skrapari

17 Mars 2021, 18:15

Zgjedhjet e 25 prillit deputeti Ralf Gjoni i sheh si një alternativë që qytetarët shqiptarë t'i japin sipas tij 1 milionë shuplaka kësaj klasës politike. Deputeti Gjoni i ftuar në Report Tv u bëri thirrje qytetarëve që në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit qytetarët të vendosin një kryq, pasi këto do të dobësohen dhe do të largohen përfundimisht.

'I bëj thirrje çdo qytetari që i ka ardhur në majë të hundës me këtë klasë politike që ti vërë një kryq kësaj klase politike. Abstenimi është një mjet shumë efikas në demokraci. Kjo votë vërtetë nuk numërohet, por është e vlefshme nëse bëhen 1 milion kryqe mbi fletët e votimit do të krijonte një moment pozitiv, për të krijuar lëvizjen e duhur që i duhet Shqipërisë pas 25 prillit. Unë nuk kam nevojë që ta përlyej veten time me një këtë lloj sistemi. 1 milionë shuplaka duhet ti jepen këtyre. Nëse kjo nuk ndodh, do të thotë se ky popull është i kënaqur me këtë klasë politike.  Unë u drejtohem atyre që janë ftohur, mos bojkotoni shkoni në zgjedhje dhe futini nga një kryq edhe ndonjë të shame. Nëse bëhemi 1 mln shuplaka këta dobësohen dhe janë të larguar përfundimisht dhe gjithmonë. Ftesa ime është shumë qytetarë, 1 milionë kundër dhe këta le të ndajnë votat me njëri-tjetrin. Ky popull nuk e meriton këtë lloj klime elektorale, me debate dhe përplasje.'- tha Gjoni