Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Partinë Demokratike nga Londra se po nxit akte antishqiptare në tokë të huaj.
Kreu i qeverisë u shpreh se PD i kishte bërë ftesë ambasadorit të Shqipërisë për të marrë pjesë në takimin në Londër.
Sipas Ramës, ambasadori iu ishte përgjigjur pozitivisht ftesës, por “PD nuk u bë më e gjallë”.
“Më detyrojmë që të kujtoj se para disa ditësh këtu erdhi për takim partia tjetër që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj dhe kishin çuar ftesë për ambasadorin tonë, ktheu përgjigje se ishte i gatshëm të shkonte në takim por nuk u bënë më të gjallë”, tha Edi Rama.