Skiatorja 18-vjeçare Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në garat ndërkombëtare të skive, ka qenë e ftuar në podcast-in e Kryeministrit Edi Rama, ku rrëfeu eksperiencën e saj si përfaqësuese e Shqipërisë dhe lidhjen që ka krijuar me vendin tonë.
Gjatë bisedës, Rama nuk nguroi të bënte edhe batuta, duke e pyetur "Pra nuk të kapi ankthi, apo u skandalizove se do duhej të merrje shtetësinë shqiptare apo jo?”
Colturi tregoi se vendimi për të përfaqësuar Shqipërinë erdhi si një mundësi për të punuar më ngushtë me familjen e saj dhe për të ndjekur ëndrrën e garave në nivele të larta. Ajo vuri në dukje se zgjedhje të ngjashme kanë bërë edhe atletë të tjerë në botë, duke e cilësuar këtë si një fenomen të zakonshëm.