Rama: Jam këtu për të marrë hak për poshtërimet që u janë bërë shqiptarëve, kur isha emigrant me shihnin sikur do bëja ndonjë akt terrorist

25 Shkurt 2025, 09:42 | Përditesimi: 25 Shkurt 2025, 09:42

Kryeministri Rama iu përgjigjet komentuesve në rrjetet sociale, duke thënë se synimi i tij është integrimi i Shqipërisë në BE. Kreu i qeverisë tha se është në krye të kësaj detyre për të marrë ‘hak’ për mënyrën se si janë poshtëruar shqiptarët. Rama tha se ka qenë vetë emigrant dhe kur kalonte kufirin, polici e shihte sikur do bënte ndonjë akt terrorist.

 

I.M/Shqiptarja.com