Rama: Jemi shumë të kënaqur nga mbledhja e Asamblesë, miratuam planin e veprimit 15 shkurt- 15 mars! Zgjedhjet e ardhshme, fitore shembullore

11 Shkurt, 17:05

Jemi shumë të kënaqur nga kjo mbledhje”, kështu tha Rama në përfundim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS. Ai shtoi se kanë miratuar planin e veprimit 15 shkurt-15 mars, ndërsa shtoi se sipas parashikimeve në zgjedhjet e ardhshme PS sipas tij do të marrë fitore shembullore.

“Jam këtu me sekretarin e përgjithshëm për të informuar se jemi shumë të kënaqur nga kjo mbledhje. Kemi miratuar planin e veprimit për periudhën 15 shkurt 15 mars kur fillojnë mbledhjet në të gjithë organizatën tonë politike."

"Me 16 mars do të rimbledhim asamblenë kombëtare në Durrës, për të parë ecurinë e procesit gjatë këtij muaji. Do të rihyjmë në proces për zgjedhjet…dhe nga 15 prilli do të përgatitemi për procesin me një anëtar një votë. Kështu që jemi sipas parashikimeve dhe në funksion të objektivit që në zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren më shembullore të të gjithë këtyre proceseve zgjedhore”, shtoi  Rama.