Rama: Kemi shpallur kandidaturën për të pritur samitin e NATO-s në Tiranë, s'do t'i ndahemi

28 Korrik, 15:48

Kryeministri Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste u ndal të roli i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ai renditi pozicionin që ka pasur Shqipëria përgjatë këtyre viteve dhe besimin që ka fituar te ndërkombëtarët.

Për këtë, si tregues Rama tha janë samitet që janë zhvilluar në Shqipëri, duke theksuar se kanë shpallur kandidaturën për organizimin e samitit të NATO-s në 2027.

"Shqipëria u zgjodh vend mikpritëse e Komunitet Politik Europian në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, pas samitit të liderëve të BE, do mikpresim po këtu në Tiranë liderët e gjithë kontinentit. Dua të vendosim qershinë mbi tortë dhe të kemi në mandatin e 4 në Tiranë samitin e NATO-s, kemi vënë kandidaturën për vitin 2027 dhe s’do t’i ndahemi do t’i qepemi që t’i bindim se s’ka më të mirë se Shqipëria.

    No videos found.