Kryeministri Edi Rama është i pranishëm sot në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për çështjet dhe sfidat e lidhura me Pronën, në kuadrin e negociatave të anëtarësimit në BE.
Rama tha se komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm dhe do të jetë pikë referimi për të gjitha institucionet.
Në momentin që komisioni do të jetë permanent në kuvend dhe pikë referimi për institucionet dhe për të treja pushtetet, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Ky komision është instrument i pazëvendësueshëm për procesin e anëtarësimit dhe negociatave, sepse atje shkojmë si front institucionesh që përfaqesojmë 3 pushtetet"