Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve, deklaroi se i gjithë faji për degradimin e dialogut duhet të bjerë te Serbia, por shtoi se “pezmatimi i aleatëve tanë strategjikë me Kosovën na pengon që të bëjmë për Kosovën sa do të donim”.
Në këtë fazë kaq vendimtare Kosova duhet të ngrijë të ftofi, siç thoni ju ‘pa afat’ dialogun bilateral me Serbinë, e normalizimin e marrëdhieneve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me BE, duke këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me BE-në.
Kosova të përmbushë unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë jo për hir të Serbisë por për hir të martirëve e fëmijëve të vet e për hir të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve europiane me kryeqytet Brukselin.
Nuk ka asnjë arsye që BE të përpiqet të bindin Kosovën për qënien e lidhur organikisht të lidhur me SHBA e BE-në. Nuk ka arsye që Kosova të presë cfarë do bëjë Serbia për të bërë hapat e saj drejt BE-së e NATO-s. Kosova duhet ta lërë në bisht Serbinë.