Rama kritika BE: S’mund të na thoni se amnistia fiskale është për krimin! Emigrantët që punojnë ditë e natë janë kriminelë?

19 Tetor 2022, 13:46 | Përditesimi i fundit: 2022-10-19 15:07:17

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer fjalimit të tij në KiE, ku tha se fakti që refuzuan të ishin pjesë e darkës që kishte organizuar Shqipëria, tregonte faqe qartë që nuk iu ka ardhur mirë nga ai fjalim. Nga ana tjetër në takimin në Gjirokastër,  ai tha se nuk tërhiqet nga amnistia fiskale.