Rama kujton Ismail Kadarenë: Sa ankth kishte nga sulmet që i bëhen Gjuhës Shqipe! Të mos lejojmë degradimin e saj

21 Nëntor, 12:00

Këtë të enjte u mbajt Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, kur pjesëmarrës ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalë së tij, kreu i qeverisë u shpreh se Gjuha Shqipe nuk duhet lejuar që të degradojë deri në pikën që s’ka kthim pas.

Rama kujtoi edhe shkrimtarin e ndjerë Ismail Kadare me vargjet e tij, duke thënë se ishte një lëvrues i Gjuhës Shqipe. Kreu i qeverisë tregoi bisedat që ka pasur me Kadarenë, duke thënë se sa ankth kishte për sulmet që i bëhen Gjuhës Shqipe.

    No videos found.