Kryeministri Edi Rama foli sot para grupit të PS-së në lidhje me dosjen e SPAK dhe arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, si dhe akuzave ndaj të tjerëve.
Kreu i qeverisë analizoi shkeljet e kryera nga SPAK-u në hetimet e kryera, presionet ndaj qytetarëve, duke rrëfyer një rast konkret se si po merren telefonat në shkelje të ligjit. Madje ai u shpreh që “të mos shkojnë t’i kërkojnë telefonin e tij, port ë gjejnë provat’.
I bëri thirrje Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë të verifikojë edhe gjyqtarin e dosjes, (Erjon Bani), për të cilin tha se është eksponent i afërt me lidhje familjare dhe miqësore me PD, që iu la posaçërisht shorti për dosjen e Veliajt.
Ai madje u shpreh se po ky gjyqtar vendosi mosdaljen e dosjes së “Toyota Yaris” sepse aty përmendeshin shumë kolegë të gjyqtarit dhe prokurorit, porn ga ana tjetër kjo dosje ka shkuar siç tha ai, te ‘bufi i kënetës’ (Sali Berisha), duke e quajtur vepër penale. Kërkoi hetimin se kush ia dha Berishës materialet e dosjes që lexon në Parlament.



















