Rama mbledh kabinetin qeveritar në Dajt, më shumë se 8 orë diskutime për prioritetet e qeverisjes! Fokusi tek strategjia e komunikimit për zgjedhjet e 2025

1 Shtator, 22:44

Pas më shumë se 8 orësh është mbyllur mbledhja 'retreat' e kryeministrit Rama me qeverinë në Dajt. Në takim ishin edhe drejtues të organeve të varësisë, kryesia e grupit PS, por edhe bashkiakë. Ndër çështjet kryesore ishte strategjia e komunikimit për mazhorancën në prag të zgjedhjeve 2025, si dhe integrimi europian. Ky takim kishte për synim edhe objektivat për muajt në vazhdim lidhur me fitimin e zgjedhjeve të përgjithshme.

      No videos found.