Rama në Abu Dhabi: 95% e shërbimeve tona ofrohen në internet! Me AI përkthejmë legjislacionin e BE, “Diella” do bëjë prokurimet publike

14 Janar, 13:05 | Përditesimi: 14 Janar, 13:05

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në panelin e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, një organizim i zhvilluar nën kujdesin e Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Rama u shpreh se në vendin tonë, 95% e shërbimeve publike ofrohen online.

Sipas kreut të qeverisë, inteligjenca artificiale po ndihmon në transformimin e legjislacionit të BE, teksa më parë, vendet duhet të kishin një ‘ushtri’ me përkthyes apo juristë.

Rama shtoi se “Diella”, ministrja e Inteligjencës Artificiale, do të bëjë prokurimet publike.

I.M/Shqiptarja.com