Rama në Ankara, Erdogan: Pastroni mbetjet e FETO-s, duan të hedhin hije në marrëdhëniet tona!

20 Shkurt, 21:41 | Përditesimi i fundit: 2024-02-20 22:05:17

6 marrëveshje u firmosën mes Shqipërisë dhe Turqisë në takimin e nivelit të lartë në Ankara. Presidenti turk Erdogan premtoi rritje të volumit tregtar në 2 miliard $ dhe kërkoi pastrimin e mbetjeve të organizatës FETO në Shqipëri. Kryeministri Rama e falënderoi Erdogan për ndihmën në tre periudha jetë a vdekje për shqiptarët, ndihmën në tërmetin e vitit 2019, vaksinat COVID dhe njohjen e pavarësisë së Kosovë pak minuta pas shpalljes.