Rama në Kuvend: Fond prej afro 100 mln euro për bonusin e fundvitit! Ata me pension deri në 20 mijë lekë do të marrin trefishin e bonusit

18 Nëntor 2024, 10:22

Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme në Kuvend, dha lajmin se qeveria do të çlirojë një fond prej 100 milionë euro për bonusin e fundvitit.

Ai u shpreh se çdo pensionist i cili e ka pensionin deri në 200 euro në muaj, do të marrë shpërblim prej 150 eurosh në fundvit, ndërsa ata që kanë një pension më të lartë, do të marrin shumën prej 100 mijë lekësh të vjetra,

‘Dua t’u përcjell pensionistëve lajmin e mirë se qeveria do të jap një fond prej afro 100 mln euro për bonusin e fundvitit. Kush ka pension deri në 20 mijë lekë do të marri trefishin e bonusit të deri djeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 eurosh. Kush ka pension më të madh se 20 mijë lekë do të marrin dy fishin, bonus në masën 100 euro’, tha ai.