Rama nga Strasburgu: E vërteta e Kosovës nuk mund të fshihet, KiE të vërë në vend nderin e vet se tonin s’e luan as topi

12 Tetor 2022, 19:46

Kryeministri Rama e konsideron normale reagimin e disa prej anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pas fjalimit të tij ku kërkoi anulimin e raportit të Dick Marty. Në një prononcim për mediat shqiptare të pranishme në Strasburg Rama tha se e vërteta e Kosovës nuk mund të humbë.