Rama nis pushimet në Dhërmi, mesazh për turizmin: 1.2 mln pasagjerë në 7 muaj, gojët me qime s’mund të thonë u zbras Shqipëria edhe nga turistët

2 Gusht, 09:37 | Përditesimi i fundit: 2024-08-02 11:24:24

DHËRMI- Ndonëse ka nisur pushimet, nga Dhërmi, kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar të ndajë një mesazh për turizmin dhe lajmet që qarkullojnë në media se plazhet janë bosh. Këtyre teorive, siç ai i cilëson, ka zgjedhur që t’iu përgjigjet me shifra, të cilat i ka marrë vetëm një natë më parë.