Kryeministri Edi Rama do të niset sot në një vizitë zyrtare në Itali, ndërsa bëri me dije se do diskutohet mbi njohjen e pensioneve të shqiptarëve në Itali. Në një konferencë për shtyp nga Rinasi, Rama se do të jetë pikërisht kjo tema e diskutimeve me kryeministrin italian, Mario Draghi-n, por theksoi se nuk është një proces i lehtë.
"Në qendër të vëmendjes, në bashkëbisedimin me kryeministrin Italian do të jetë njohja e pensioneve të shqiptarëve në Itali. Është një proces që e kemi filluar prej kohësh, është një proces i vështirë. Dy janë marrëveshjet më të vështira për shkak të masës së qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Itali dhe në Greqi, marrëveshjet pikërisht me Greqinë dhe Italinë", tha Rama.

















