Rama nxit emigrantët të kthehen: Korrupsioni po luftohet realisht! Shqipëria nuk është ajo që duket nga TV, ku 90% të kohës dëgjon vetëm zi

15 Shkurt, 10:20

Kryeministri Rama, në podkastin “Flasim”, theksoi se korrupsioni po luftohet realisht.

“Në këtë javë e kemi diskutuar. Ka ndodhur dhe vende të tjera.  Janë bërë dhe studime pse kur korrupsioni fillon dhe luftohet realisht perceptimi për një periudhë të caktuar kohe rëndohet, sepse ekspozohet, kthehet në një temë që ndikon në perceptim. Ndërkohë sot jemi një vend komplet tjetër”, u shpreh Kryeministri.

Nxiti emigrantët të kthehen mbrapsht për të investuar në atdhe

“Nuk është Shqipëria sot aspak më e vështirë se Greqia dje. Kush nuk provon është e sigurt që nuk realizon, atë që do të donte. Kush provon edhe mund të dështojë, por them që Shqipëria është sot e gatshme për të pritur shumë më tepër emigrantë mbrapsht dhe nuk është Shqipëria ajo që duket nga TV, ku 90% të kohës dëgjon vetëm zi, zi.